Gjykata për krimet në Kosovë, kërkesë Bidenit për zhvendosjen e saj në Kosovë

25/03/2021 15:53

Veteranët amerikanë të luftës në Kosovë, i kanë shkruar një letër presidentit Joe Biden, duke i kërkuar atij të zhvendosë Gjykatën e Krimeve të luftës nga Haga në Kosovë.

Në një letër drejtuar Bidenit, më 24 mars, Gani Shehu, një ish komandant i UÇK, argumenton se dhomat e specializuara të Kosovës, që po hetojnë mizoritë gjatë konfliktit, po përdoren nga vendet evropiane për të dëmtuar marrëdhëniet e Kosovës me SHBA.

Shehu është president i shoqatës së atlantikut, krijuar nga veteranë të bataljonit Atlantiku, një njësi e shqiptarëve të Kosovës që jetojnë në SHBA dhe që iu bashkuan UÇK në luftë, 22 vite më parë. Letra vjen në një kohë me përvjetorin e ndërhyrjes së natos në serbi. Në të, Shehu i kujton Biden se dikur i është referuar Thaçit, që ndodhet aktualisht në Hagë për gjykim, si Xhorxh Washingtoni i Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që çështja e vendndodhjes së gjykatës ngrihet. Në shkurt, shkruan Euronews, kryegjyqtarja e dhomave të specializuara, Ekaterina Trendafilova, i kërkoi diplomatëve të BE-së në një takim të fshehtë, të ndihmonin në një fushatë që kishte si qëllim të zhvendoste gjykatën në Prishtinë. Në një transkript të siguruar nga Euronews, Trendafilova kishte thënë se po bëheshin përpjekje për të sfiduar ligjin mbi të cilin është ndërtuar gjykata në 2015 dhe mund të ketë edhe përpjekje për të falur të dënuarit për krime ose që e gjithë gjykata të zhvendosej nga Haga në Prishtinë. Kjo sipas saj do të vinte në lojë jetën dhe sigurinë e njerëzve që kanë dashur të bashkëpunojnë me gjykatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA