Agoni e dyfishtë/ Nëna dhe babai i pesë fëmijëve, diagnostikohen me kancer, disa muaj pas lindjes së djalit

25/03/2021 18:20

Nëna dhe babai i pesë fëmijëve në Britani janë diagnostikuar me kancer të pashërueshëm, disa muaj pas lindjes së bebes së tyre.

Sarah Thawley dhe bashkëshorti Steve, morën lajmin e tmerrshëm se gruaja kishte kancer të gjirit të gradës së katërt pak pas lindjes së të voglit Arthur.

Në qershor të vitit të shkuar asaj iu tha se kishte vetëm disa muaj jetë, por që kur është kthyer në shtëpi me familjen ka pasur përmirësime me kurat.

Ndërsa në dhjetor, kur Steve nisi të kishte vështirësi me gëlltitjen, iu  dha lajmi se kishte kancer gastrik të gradës së katërt.

Mikja e tyre Marina hapi një faqe për donacione fondesh për familjen nga Yorkshire.

Ajo komentonte: “Steve ka qenë mësuesi i futbollit i tim biri prej vitesh. Prej tij njoha dhe Sarah dhe të dyja shkonim në ndeshjet e futbollit. Kam ngritur edhe më parë faqe donacionesh dhe kur mësova këtë ngjarje të rëndë që ndodhi organizova maratonën për të mbledhur fonde për ta. Qoftë edhe sikur të shkojnë diku me pushime familjare do të ishte mirë pas vitit të tmerrshëm që kanë kaluar”.

Ndërsa Sarah e Steve shtonin: “Sarah përfundoi trajtimin në tetor dhe ka treguar përmirësime. Në javët në vijim ne u përpoqën të ktheheshim në një farë normaliteti, aq sa është e mundur me kufizimet në fuqi. Sarah shkonte në spital çdo tre javë për imunoterapi.”

“Ishte pikërisht në këtë kohë kur Steve nisi të shfaqte probleme me gëlltitjen e ushqimit. Fillimisht menduam se ishte nga ankthi, prej gjërave që na kishin ndodhur këtë vit”.

“Por pas një endoskopie doktori i tha se ishte 99 përqind i sigurtë se ishte kancer. Ishte e pabesueshme. Pas gjithë atyre që kishim kaluar me sëmundjen time, ky ishte një lajm i pamundur. Në 11 dhjetor u konfirmua se ishte kancer gastrik i gradës së 4-rt”.

“Pas vitit të ri Steve nisi sesionet e kemioterapisë. Ai duhet të kryejë gjashtë sesione brenda fundit të prillit 2021.”

Kanceri i gjirit diagnostikohet më shpesh në gratë britanike me rreth 50,000 raste në vit. Për arsye të pandemisë, ekspertët thonë se më shumë gra po jetojnë me kancer të gjirit të padiagnostikuar.

(TheSun)

Top Channel