Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 26.182 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 1.006 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 3,06 milionë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i viktimave është rritur në 30.316, me 138 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit. Gjithashtu, 19.201 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, duke e çuar në mbi 2,86 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga virusi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 36,76 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 211.848 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.710.

Ndërkohë, Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter tha se provincat Kastamonu, Çankırı, Yalova, Stamboll dhe Erzincan regjistruan nivelin më të lartë të infeksioneve për 100 mijë banorë në javën e fundit, ndërsa Sinop, Gümüşhane, Mersin, Kırıkkale dhe Burdur ishin provincat me normat më të ulëta të rasteve.

“Janë masat që do të eliminojnë rrezikun”, shtoi Koca. Që nga fillimi i fushatës masive të vaksinimit më 14 janar, në mbarë Turqinë janë administruar mbi 13,83 milionë doza të vaksinës, prej të cilave mbi 8,1 milionë kanë marrë dozat e para dhe mbi 5,7 milionë dozat e dyta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA