Trondit gazetari i BBC, zbulon sekretet që i kishte thënë Princeshë Diana për familjen mbretërore

24/03/2021 00:59

Martin Bashir është reporteri i BBC që intervistoi Princeshën Diana në vitin 1995 dhe i cili është akuzuar se e siguroi intervistën përmes gënjeshtrës.

Gjatë intervistës së bujshme Diana tha se “ishin tre në martesën” me Princin Charles, duke iu referuar asaj që do të bëhej bashkëshortja e tij e ardhshme, Camilla Parker Boëles.

Një hetim ndaj Bashirit filloi vitin e kaluar mes akuzave se gënjeu Diana-n në mënyrë që të pranonte të bënte intervistën. Tani, Bashir pretendon se Diana vetë ishte burimi i “shpifjeve” kundër familjes mbretërore. Vëllai i Diana-s, Earl Spencer thotë se ai vuri në dukje disa akuza kundër familjes mbretërore që u thanë gjatë një takimi mes princeshës së ndjerë dhe Bashir-it, dy muaj para se të transmetohej intervista.

New York Post raporton se disa nga “shpifjet” përfshinin që, “Mbretëresha ishte e sëmurë dhe ishte në prag të heqjes dorë nga froni, se Princi Charles ishte i dashuruar me dadon e fëmijëve të tij dhe se Princi William mbante një orë që kishte në pajisje një mikrofon”. Dokumentet e zbuluara që u publikuan nga ‘The Telegraph’ tregojnë se Bashir pretendon që këto gjëra ia kishte thënë Diana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA