Shkencëtarja: Ndotja globale po zvogëlon organin mashkullor, redukton fertilitetin

24/03/2021 18:06

Një shkencëtare e njohur ka deklaruar se ndotja globale po bën që bebet të lindin me penisë më të vegjël, madje thotë se ka një lidhje mes kimikateve industriale dhe efektivitetit aktiv të spermës.

Epidemiologia e njohur mjedisore dhe riproduktive Dr Shanna Swan ka publikuar së fundmi një libër ku bën lidhjen mes kimikateve të produktet e jetës së përditshme, dhe zvogëlimin e masës së përgjithshme të penisit apo çrregullimet erektile te meshkujt.

Dr Swan thotë se zvogëlimi i penisit dhe i efektivitetit të spermës në vendet perëndimore ka lidhje me kimikatet ptalate që përdoren në produktet plastike, të cilat ndikojnë në prodhimin e hormonit endokrine.

Sipas saj dhe kolegëve, këto çrregullime mund të kalojnë në qumështin e gjirit ose të prekin bebet kur janë ende në barkun e nënës.

Ajo shkruan: “Bebet që po vijnë tashmë në botë janë të kontaminuara me kimikate për arsye të substancave që thithin në barkun e nënës”.

Dr Swan shkruan në studim se kishte zbuluar bebe të ekspozuara ndaj katër ptalateve të ndryshme, gjatë tremestrit të tyre të parë te jetës, të cilët kishin distancë më të shkurtër anogjenitale, duke iu referuar me këtë të fundit, distancës nga anusi deri te penisi.

Ajo shton: “Askujt nuk i pëlqen kjo gjë por shkencëtarët prej kohësh e kanë dalluar rëndësinë e saj. Ndërsa puna jonë tregon se kimikatet si ptalatet, janë shkaktarë të shkurtimit”.

Ajo shton më tej për efektet në fuqinë seksuale: “Po, kemi zbuluar edhe një lidhje mes ptalateve dhe nivelit të kënaqësisë seksuale. Studiues në Kinë kanë zbuluar se punonjës me nivele të larta të bisfenolit A në gjakun e tyre, kanë më shumë gjasa të kenë probleme seksuale dhe kënaqësi seksuale të reduktuar”.

FOTO GALERI
3/3
Ajo shkruan: "Bebet që po vijnë tashmë në botë janë të kontaminuara me kimikate për arsye të substancave që thithin në barkun e nënës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA