SHBA nuk ul tonet me Turqinë/ Hiqni s-400 rus, në të kundërt sanksione

24/03/2021 20:15

Administrata Biden nuk i ul tonet me Turqinë përsa i takon sistemit rus të mbrojtjes raketore S400, përkundrazi.

Gjatë një takimi në Bruksel, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i kërkoi homologut turk që Ankaraja të heqë dorë nga pajisja ushtarake ruse, të cilën e përshkruan si një “rrezik për sistemin e NATO-s”.

Kjo çështje është kthyer prej kohësh në mollë sherri mes dy aleatëve të Nato-s, dhe u bë shkas që vitin e kaluar, Washingtonit të pezullonte Turqinë nga programi i tij i avionëve luftarakë F-35. Marrëveshjen ne Moskën, Ankaraja e firmosi në 2017-tën, duke e arsyetuar blerjen me nevojat e saj të sigurisë.

Mbi Turqinë vazhdon të mbetet pezull kërcënimi i sanksioneve nëse insiston të mbajë S400-tën. Blinken ka diskutuar me Cavusoglu edhe lidhur me përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara mes Turqisë dhe Greqisë, dhe e ka bërë të qartë mbështetjen e tij për dialogun.

Kryediplomati amerikan i ka shprehur homologut të tij turk, edhe “shqetësimin për tërheqjen e Turqisë nga Konventa e Stambollit mbi Parandalimin e asaj në familje, dhe theksoi rëndësinë e institucioneve demokratike e respektimin e të drejtave të njeriut”.

Top Channel