Rusia nis testime madhore ushtarake për kontrollin total të Arktikut (fotot)

24/03/2021 16:57

Rusia ka njoftuar se po përshkallëzon kapjen ushtarake në territoreve të Arktikut me testime madhore të mjeteve të saj në rajon.

Gjuajtësit Su-34 e Su-35, bombardues dhe avionë amfibë Be-200 kanë nisur përshtatjen me kushtet ekstreme të të ftohtit, raportonte e përditshmja ushtarake Izvestia.

Këtë muaj Moska ka dërguar gjithashtu gjuajtësit e saj gjigandë MiG-29K në arkipelagun Arktik të Novaya Zemlya për herë të parë, i cili më parë përdorej vetëm për testimet bërthamore.

Zhvillimi vjen pas vendimit të miratuar nga presidenti Vladimir Putin për rihapjen e bazave të epokës sovjetike në Arktik, sipas ekspertëve për të pasur nën kontroll territorin polar, që përfshin të gjitha 11 zonat kohore të botës.

Një divizion i bombarduesve Sukhoi Su-34 do të transferohet së shpejti me Flotën Veriore ruse, ndërsa prodhimet e reja, gjuajtesit SU-35s kanë nisur manovrat në kushtet më ekstreme të motit.

“Testimet e avionëve amfibë Be-200 kanë nisur në territorin Franz Josef,” raportonte Izvestia, duke iu referuar avionëve raketa-lëshues anti-anije, që mund të fluturojnë pranë sipërfaqes së ujit.

Në një video të publikuar tregohej avioni gjigand amfib Beriev që mblidhte ujë nga sipërfaqja e detit për të shuar zjarret pyjore, por në Arktik ato do të dislokohen në gjuetinë e nëndetëseve  perëndimore, thuhet në raport.

Be-200 mund të ulen e të ngrihen nga uji, duke u dislokuar për kërkim, shpëtim e transportim trupash.

Por një tjetër qëllim i nismës është sigurimi nga Rusia i rrugës veriore tregtare, që lidh Evropën me Paqësorin.

Ndryshimet klimatike kanë shkaktuar shkrirje të konsiderueshme të akujve dhe kalimi së shpejti mund të bëhet komercial.

Rusia pretendon gjithashtu pasuritë madhore minerale të Arktikut.

Piloti i vjetër testues rus, kolonel Igor Malikov tha për gazetën: “Pilotimi në kushte të tilla është disi më i thjeshtë, ne temperatura më të ftohta motorët sikur japin shtytje më të madhe, por telashet mund të vijnë nga çështje të tjera detajesh.”

“Tashmë shumë nga sistemet janë të kompjuterizuara, veçanërisht ekranet me kristale të lëngshme, që mund të ngrijnë. Armët gjithashtu komandohen nga kopjuterat prandaj ka nevojë për shumë testime në lartësitë veriore”.

FOTO GALERI
1/12
Këtë muaj Moska ka dërguar gjithashtu gjuajtësit e saj gjigandë MiG-29K në arkipelagun Arktik të Novaya Zemlya për herë të parë

Top Channel