Relikat më të famshme e të tmerrshme të Luftës së Ftohtë, në Rusi e rajon (fotot)

24/03/2021 21:21

Shtëtadhjetë e pesë vjet më parë, Winston Churchill deklaroi se kishte identifikuar realitetin e ri sipas të cilit Bashkimi Sovjetik ishte shkaku i “vështirësive ndërkombëtare”, që besohet se ishte dhe nisja zyrtare e Luftës së ftohtë.

Kjo do të ndiqej nga më shumë se gjysmë shekulli garë armatimesh dhe kërcënime të vazhdueshme për Luftë të Tretë Botërore, të cilat ne menyre te ngjashme vazhdojnë edhe sot.

Por disa nga instalacionet sovjetike të asaj periudhe qëndrojnë ende si “monumente” të nisjes së paqëndrueshmërisë së kohërave te njerzimit.

Stacioni i radarëve në Duga

Një sistem sovjetik i zbulimit të hershëm të lëshimeve raketore, pranë Çernobil. Sistemi mund të gjurmonte lëshimet nga 4,000 kilometra larg, ose ndryshe, mund të “shikonte përtej horizontit”.

Bombarduesit sovjetikë M-4 në bazën ajrore të Saratov

Përbindëshat 80-ton, të njohur nga forcat e NATO-s si ‘Bison’, ishin bombarduesit e parë interkontinentalë, të krijuar disa muaj para se SHBA të ndërtonte versionin e saj B-52.

Lëshueset e braktisura bërthamore

Në këto fole lëshimi vendoseshin raketat balistike ‘Dvina’ R-12, dhe mund të dërgonin armën bërthamor me forcë shpërthimi 2.3 megaton në një distancë prej 2,000 kilometrash. Thellësia e tyre është 30 metra. Kompleksi pranë bazës së nëndetëseve në Krime është tashmë një muzeum.

Bunkeri-42 në zonën Taganka të Moskës

Ky bunker u ndërtua si strehimi i diktatorit Joseph Stalin dhe anëtarëve të qeverisë në rast shpërthimi bërthamor. Ai ndodhet 65 metra nën qendrën e Moskës.

Sistemet anti-raketore S-25 e A-35

Sot format sferike të këtyre sistemeve qëndrojnë të braktisura (por të ruajtura nga ushtria) në periferi të Moskës.

Ish-vend-testimi bërthamor Semipalatinsk në Kazakistan

Zona e shkretuar e stepave prej 18,500 km/katrorë në Kazakistan ka qenë vendi ku testoheshin bombat termonukleare dhe ato të hidrogjenit për rreth 40 vjet, çka ka bërë që territori të jetë i kontaminuar me radiacion vrasës për jetën.

https://www.rbth.com/history/333564-relics-cold-war

Ne galerine e meposhtme shfqen detajet e strukturave te armatimit dhe te tmerrit te luftes …

FOTO GALERI
1/21
Stacioni i radarëve në Duga

Top Channel