Policia bastis shtëpinë familjare të autorit të masakrës në SHBA/ Dëshmi të fqinjëve (fotot)

24/03/2021 19:35

Policia shtetërore dhe federale e SHBA bastisën sot shtëpinë familjare me shtatë dhoma gjumi, të vrasësit masiv të Colorado, Ahmad Al Aliwi Alissa.

Fqinjët thonin se zona e qetë rezidenciale ishte kthyer në kaotike që kur familja “e rrëmujshme” siriane ishte vendosur aty tre vjet më parë.

Rezidentët në Arvada thanë se ishin zgjuar nga zhurma e forcave të rendit në 3 të mëngjesit, disa orë para se fqinji i tyre i lindur në Siri, të emërohej si i dyshuari kryesor për masakrën e 10 njerëzve në supermarketin King Soopers.

Sapo forcat e rendit kishin mbërritur në adresë, një prej tyre me megafon të lartë tha: “Jemi FBI! të gjithë të dalin jashtë me duart e ngritura!”, tregonte më vonë fqinji T.J. Bresin.

“Një makinë policie kishte bllokuar rrugën. Oficerët kishin nxjerrë armët, ishte e frikshme”, shtoi guzhinjeri që ka jetuar në zonë prej 23 vitesh.

Fqinjët thanë se autoritetet kishin qëndruar në shtëpi për rreth 90 minuta.

Ata shtonin se ishin zemëruar nga familja e madhe siriane e vendosur në rrugën e tyre, aq sa disa ishin zhvendosur.

“Ata ngacmonin fqinjët. Dy prej tyre janë zhvendosur tashmë”, tha Dawn Losasso, i cili ka jetuar në këtë zonë prej 25 vjetësh.

“Shumë njerëz hynin e dilnin nga shtëpia në të gjitha orët, veçanërisht natën”, shtonte Losasso.

Ai shtonte se ardhja “kaotike” e familjes Alissas zemëroi shumë njerëz të rrugës me fqinjët që u kishin shitur shtëpinë.

“Kishim probleme me ta, ishin një shtesë e zhurmshme, kaotike e lagjes. Ishin një mal me njerëz aty, asnjë herë nuk u prezantuan me të tjerët”.

Një grua u fotografua që i hapi derën policëve, ndërsa më vonë njerëzit u thanë mediave se nuk do të flisnin me askënd.

Pronari i shtëpisë Ali Aliwi Alissa zotëron gjithashtu një restorant në zonë, i cili dje ishte mbyllur.

FOTO GALERI
2/11
Fqinjët thanë se ishin zemëruar nga familja e madhe, e zhurmshme e problematike siriane, e vendosur në rrugën e tyre

Top Channel