Në zjarrin që shpërtheu dje në kampin e refugjatëve Rohingya në Cox’s Bazar të Bangladeshit kanë humbur jetën të paktën 15 persona ndërsa 400 janë të zhdukur.
Përfaqësuesi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuar për Refugjatë (UNHCR) për Bangladeshin, Johannes Van der Klaauw tha se pas zjarrit të shpërthyer në kampin Balukhali në Cox’s Bazar nuk kanë asnjë informacion për 400 persona.
Ai tërhoqi vëmendjen se në zjarr kanë humbur jetën të paktën 15 persona, 560 janë plagosur, të paktën 10 mijë çadra janë djegur, gjë që shkaktuar të paktën 45 mijë persona të mbeten pa strehë. Klaauw shtoi se në kampet në Bangladesh nuk ka ndodhur një zjarr i ngjashëm në të kaluarën. Klaauw potencoi se ekipet e OKB-së po zhvillojnë punime në rajone, duke shtuar se në fatkeqësi janë shkatërruar edhe klinikat dhe qendrat e shpërndarjes.
Zyrtari i UNHCR-së tha se me Organizatën Ndërkombëtare të Migracionit (IOM) janë duke i koordinuar punimet pas zjarrit, ndërsa prioritet janë gratë dhe fëmijët. Ndërkohë zyrtarët e Bangladeshit kanë filluar hetime në lidhje me zjarrin.
Top Channel