Netanyahu shpall fitoren e bllokut të tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare

24/03/2021 03:13

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka shpallur një “fitore të madhe” për bllokun e tij të djathtë në zgjedhjet parlamentare në Izrael, pavarësisht faktit se rezultatet zyrtare mund të mos dihen edhe për disa ditë në vijim, raporton AP.

Agjencia shprehet se në një deklaratë në Facebook, Netanyahu tha sot se izraelitët i dhanë një fitore të madhe së djathtës dhe partisë Likud nën udhëheqjen e tij.

Sipas rezultateve të votimit para zgjedhjeve, Likud konsiderohej partia më e fortë e vetme, dhe partitë e krahut të djathtë kishin përparësinë, por disa nga ato parti nuk pajtohen me politikën e Netanyahut, kështu që është e paqartë nëse ai do të jetë në gjendje të formojë qeverinë e re nëse ato parashikime dalin të sakta.

Sondazhet e tri stacioneve kryesore televizive të Izraelit kanë treguar se Netanyahu dhe aleatët e tij mund të llogaritin në 53-54 ulëse në Knesset – Parlamentin e Izraelit me 120 ulëse dhe kundërshtarët e tij parashihet të fitojnë 59 dhe partia e Naftali Bennett 7 deri 8, e cila mund të jetë vendimtare për formimin e një koalicioni që do të formonte një shumicë.

Bennett ndan ideologjinë e fortë nacionaliste dhe të djathtë të Netanyahut, por ai tregoi se do të jetë i hapur për bashkëpunim me të gjithë rivalët e tij nëse i jepet një shans për të qenë kryeministër, transmeton AP.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA