Ndalohet BioNTech/ Hong-Kong, probleme me paketimin e një serie

24/03/2021 14:24

Autoritetet në Hong Kong dhe Macao, kanë pezulluar vaksinimin me Pfizer dhe BioNTech, duke cituar një defekt në paketim në serinë e parë të dozave të tyre.

Të dyja qeveritë thanë në deklarata, të mërkurën, se kanë marrë një letër nga BioNTech dhe partneri i saj kinez, Fosun Pharma, që fliste për një problem me izolimin e kapsulave individuale në një numër të caktuar serie.

Sipas shifrave qeveritare, deri të martën, 150200 persona në Hong Kong kanë marrë dozën e parë të tyre të vaksinës së BioNTech, që jashtë Kinës është në partneritet me gjigandin farmaceutik Pfizer. Edhe pse Fosun dhe BioNTech nuk kanë gjetur asnjë arsye për të besuar se siguria e produktit është në rrezik” tha qeveria e Hong Kongut ndërsa pezulloi vaksinimin me serinë në fjalë dhe ndaloi planet për të administruar një seri të dytë, në pritje të përfundimit të hetimit. Këto janë masa parandaluese për të garantuar sigurinë e procesit të vaksinimit”, thuhej më tej në deklaratë.

Para ndalimit të BioNTech, Hong Kongu i ofronte banorëve një zgjedhje mes dy vaksinave, BioNTech dhe asaj kineze, Sinovac. Tani ata që duan të vaksinohen duhet të presin deri sa problemi i BioNTech të zgjidhet ose të vazhdojnë me sinovac.

Top Channel