Marina e SHBA rekuperon trupin e helikopterit nga 6000m thellësi në Detin e Japonisë (fotot)

24/03/2021 21:47
Per pergatitjeve, operacioni i rekuprimit nisi më 17 mars dhe vetëm një ditë më vonë helikopteri MH-60S ishte ngritur në sipërfaqe

Ushtria e SHBA ka rekuperuar trupin e një helikopteri MH-60S Seahawk nga fundi i detit në ujërat pranë Okinawa, Japoni, nga një thellësi prej më shumë se 6000 metra.

Marina tha se rekuperimi i suksesshëm ishte një rekord për shërbimin e specialistëve të rekuperimit të thellësive.

MH-60S u nxorr nga fundi i oqeanit Paqësor javës që shkoi, por detajet e operacionit vetëm së fundmi po bëhen publike nga komanda detare amerikane NAVSEA që preu operacionin.

Helikopteri Seahawk, ishte rrëzuar 92 milje detare në lindje të Okinawa më 25 janar të vitit të shkuar.

Në aksident nuk u humbën jetë njerëzore pasi pesë anëtarët e ekuipazhit  u shpëtuan nga marina japoneze dhe ajo e SHBA.

Për rekuperimin e trupit te mjetit grupet përdorën një mjet ujor të komanduar në distancë që ka vepruar edhe më parë në thellësi prej 7000 metrash.

Operacioni i rekuprimit nisi më 17 mars dhe vetëm një ditë më vonë helikopteri MH-60S ishte ngritur në sipërfaqe, në kuvertën e anijes së kontraktorit.

Mjeti do të dërgohet tashmë në bazës detare të Yokosuka, nga ku do të transportohet përsëri në Shtetet e Bashkuara.

Pas analizave të mundshme nuk është e qartë se çfrë do të bëhet me rrënojën e mjetit, edhe pse ajo dukej në gjendje relativisht të mirë, duke marrë parasysh thellësinë dhe kohën e qëndruar në fund të oqeanit.

FOTO GALERI
1/6
Ushtria e SHBA ka rekuperuar trupin e një helikopteri MH-60S Seahawk nga fundi i detit në ujërat pranë Okinawa

Top Channel