Kurti: Osmani do zgjidhet Presidente/ Votimi do kryhet sapo të zëvendësohen deputetët që u bënë ministra
24/03/2021 19:55
Thirrja e seancës parlamentare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente është çështje ditësh.
Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se kjo seancë do të thirret menjëherë pas zëvendësimit të deputetëve që morën pozita në qeveri, e zëvendësimi i tyre u bë pasditen e së mërkurës.
Në anën tjetër, Osmani ka zhvilluar takim me të vetmen parti që e la të hapur mundësinë e votimit të saj, LDK-në.
Megjithë këtë i njëjti rezultoi të mos ketë një qëndrim përfundimtar.
Por, Abdixhiku synon që përkundër qëndrimeve të individëve brenda partisë karshi Osmanit, qëndrimi përfundimtar i partisë të jetë unik.
Top Channel