Koreja e Veriu testoi raketa të shumta me rreze të shkurtër veprimi fundjavën e kaluar, pasi denoncoi Washingtonin për vazhdimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut.
Sipas The Washington Post, testet e raketave, të cilat nuk janë raportuar më parë, përfaqësojnë sfidën e parë të drejtpërdrejtë të udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong-un ndaj presidentit amerikan Joe Biden, ndihmësit e të cilit nuk kanë përshkruar ende qasjen e tyre ndaj kërcënimit bërthamor të regjimit mes një rishikimi të vazhdueshëm të politikës SHBA-Kore e Veriut.
Për javë të tëra, zyrtarët e mbrojtjes amerikane paralajmëruan se inteligjenca tregonte se Koreja e Veriut mund të kryente prova raketore.Regjimi ngriti ankesat e tij në lidhje me ushtrimet ushtarake amerikane javën e kaluar kur motra e Kim Jong-un, Kim Yo-jong, lëshoi një paralajmërim drejtuar administratës së Biden.
“Nëse dëshironi të flini mirë për katër vitet e ardhshme, do të ishte më mirë të mos bëni gjëra që nga fillimi që do t’ju bëjnë të prishni gjumin”, citohet të ketë thënë ajo.
Top Channel