Një gjykatë në Tokio ka vendosur se gruaja 37 vjeçare duhet të paguajë dëmshpërblim ndaj bashkëshortit, pasi marrëdhënia seksuale me gruan e tij kishte prishur paqen e martesës dhe përbënte tradhti bashkëshortore.
Gruaja është urdhëruar të paguajë ekuivalenten e 1000 dollarëve dëmshpërblim pas padisë së ngritur ndaj të dashurës së fshehtë të gruas së tij 35 vjeçare.
Pas zbulimit të lidhjes së tyre homoseksuale, burri akuzonte gratë se ishin përfshirë në aktivitet seksual, dhe iu dha të drejtë nga gjykata e Tokios. Në Japoni tradhtia bashkëshortore është shkelje ligjore, por në vendimin e rrallë gjykata e njohu kete edhe per lidhjen mes partnereve të të njëjtit seks.
Asnjë nga palët e padisë nuk janë emëruar publikisht nga autoritetet.
E akuzuara argumentonte se veprimet e saj nuk kishin prishur martesën prandaj nuk mund të konsiderohej tradhti sipas ligjit.
Por gjykata vendosi se veprimet e saj kishin prishur “paqen martesore”, prandaj përbënin tradhti bashkëshortore.
Disa ekspertë sugjeronin se koncepti i tradhtisë bashkëshortore llogaritet në tradhtinë e marrëdhënieve me seksin e kundërt. Por gradualisht Japonia po e njeh tradhtinë jo vetëm të kufizuar mes anëtarëve të seksit të kundërt.
Muajin që shkoi, Gjykata e Lartë e Tokios urdhëroi një grua të paguante dëmshpërblim për partneren e saj femër, pasi e kishte tradhtuar. Mediat thonin se dy gratë ishin martuar në SHBA dhe kishin jetuar atje bashkë per shtatë vjet.
Partnerja tradhtuese ishte detyruar të paguante më shumë se 8000 dollarë dëmshpërblim.
Top Channel