Ekzekutimi i Shkëlzen Kastratit/ Me maskë dhe kapuç, mbërrin në gjykatë nën masa të rrepta sigurie Albert Zaja

24/03/2021 09:08

Autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit në orën 9.30 do të paraqitet në gjykatën e Fierit për tu njohur me masën e sigurisë.

Në gjykatë kanë ardhur forcat Renea të cilat kanë rrethuar gjykatën duke larguar të gjithë personat e tjerë që ndodhen rreth saj.

Albert Zaja është personi që dyshohet se ka qëlluar me dy plumba paraditen e së hënës së 1 shkurtit në Sheq të Fierit Shkëlzen Kastratin brenda makinës së tij .

Sipas policisë janë 4 persona të dyshuar për këtë ngjarje kriminale ndërsa tre personat e tjerë janë shpallur në kërkim.

Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në rrethrrotullimin në hyrje të Fierit, teksa po vinte nga ky drejtim me automjetin e tij Mercedez Benz, ndërsa autorët po e ndiqnin me një automjet tip Range Rover, nga edhe ku e qëlluan. Viktima humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një tjetër automjet në këtë rrugë, në të cilën ndodheshin babë e bijë, duke rrezikuar edhe jetën e tyre. Viktima humbi jetën menjëherë pas atentatit.

FOTO GALERI
15/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA