Bllokimi i Kanalit të Suezit nga super-transportuesja nis rritjen e çmimit të naftës (fotot)

24/03/2021 16:06

Anija masive e ngecur në cekësirën e Kanalit të Suezit mund të shkaktojë trazirë në tregtinë botërore, rritje të çmimeve të energjisë dhe te vaksinave, thanë sot ekspertët.

Super-transportuesja 200,000 ton Ever Given është aktualisht e bllokuar për së gjati në kanal teksa pronarët e saj thonë se kjo ndodhi pas një vërshimi ere.

Anija më shumë se 400 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë, është më e gjatë nga sa është e lartë ndërtesa Empire State në Nju Jork, dhe u bllokua në kalim sot në 7.40 të mëngjesit.

Bllokimi ka shkatuar deri tani një radhë prej 100 anijesh që tentojnë të hyjnë në rripin e ngushtë ujor që ndan Afrikën kontinentale me gadishullin Sinai në veri të Egjiptit.

Miliona fuçi naftë janë bllokuar në anijet që presin të hyjnë në kanal teksa çmimi i naftës bruto u rrit 2.9 përqind në $62.52. menjëherë pas lajmit të incidentin, sipas indeksit Brent.

Eksperti Sal Mercogliano tha se efekti në tregtinë botërore dhe në furnizimet me vaksina mund të jenë të rënda.

“Për arsye të pandemisë nuk dihet sesa mund të ngadalësohet qarkullimi i mallrave, po flasim këtu për vaksina, mallra prodhimi, ushqim e gjithçka. 10 përqind e tregtisë botërore kalon përmes Kanalit të Suezit. Kompanitë duhet të marrin shpejt një vendim për të mos përdorur kalimin dhe kjo do të thotë rreth 12-14 ditë vonesa.”

FOTO GALERI
2/10
Pamjet satelitore te bllokimit

Top Channel