Anija ngec në tokë/ Bllokohet kanali i Suezit, ndalet transporti

24/03/2021 11:11

Kanali i Suezit në Egjipt, është bllokuar nga një anije e madhe transporti që ka ngecur në breg pasi ka humbur kontrollin, duke shkaktuar një bllokim trafiku të anijeve të transportit në rajon.

Anijet e shpëtimit janë dislokuar në zonë për të ndihmuar në lëvizjen e anijes 400 metra të gjatë dhe 59 metra të gjerë, Ever Given, por ekziston frika se ajo mund të mbetet atje e bllokuar për ditë të tëra.

Pronari i anijes tha se ajo kishte dalë nga kursi pas një rryme të dyshimtë ere në veri të portit të suezit. Egjipti thotë se ka rihapur kalimin e vjetër të kanalit për të devijuar trafikun.

Kanali lidh Mesdheun me detin e kuq, duke ofruar lidhjen më të shkurtër detore mes Azisë dhe Evropës. Ever Given, e regjistruar në Panama, ishte nisur drejt Roterdamit në Holandë, e nisur nga kina dhe po kalonte përmes kanalit në udhëtimin e saj në Mesdhe.

Anija 200 tonëshe e ndërtuar në 2018-ën, dhe në pronësinë e një kompanie transporti tajvaneze, ngeci në rërë rreth orës 7.40 minuta sipas orës lokale, të së martës. Me një gjatësi 400 metra, gjatësia e katër fushave të futbollit kjo, anija ka bllokuar kalimin e dhjetëra anijeve të tjera që tani janë të bllokuara në radhë në të dyja drejtimet.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA