Prag lufte në brigjet e Turqisë? 14 flota detare mësyjnë në Detin e Zi

23/03/2021 03:45

14 flota të gjendura papritur në Detin e Zi, kanë bërë që mediat turke të japin raportin se shpërthimi i një lufte ka shumë gjasa të ndodhë.

Në mesin e 14 vendeve që kanë zhvendosur flotat e tyre në Detin e Zi, është edhe Rusia, që siç pritej ka dërguar një numër të madh anijesh luftarake. Po ashtu 2400 ushtarë të NATO-s janë vendosur në rajon.

Kjo shihet si përgjgje që Putin i ka dhënë NATO-s, gjë që është vlerësuar shumë nga komandatët rusë. Stërvitjet e NATO-s, veçanërisht në Detin e Zi dhe Detin Baltik, e zemërojnë Rusinë. Komanda e Forcave Detare të SHBA-së Evropë-Afrikë njoftoi se USS Donald Cook dhe USS Porter, të cilët mund të mbajnë raketa të drejtuara, përsëri lundruan në Detin e Zi me anije luftarake turke në fillim të marsit.

Sipas deklaratës, përveç anijeve luftarake TCG Turgutreis dhe TCG Oruçreis, u ngritën edhe dy avionë turq F-16 . Përveç kësaj, aeroplani patrullues i “Kalorësve Gri” ishte gjithashtu në qiellin e Detit të Zi.

Në deklaratë, e cila u kujtua se USS Donald Cook dhe USS Porter hynë në Detin e Zi në janar, u theksua se stërvitjet përmirësuan lëvizjen e përbashkët të shumë anijeve. Kjo stërvitje çoi në konkurrencën më të madhe në Detin e Zi.

Top Channel