Nicki Minaj humbi të atin/ E ëma nis gjyqin 150 milion dollarësh, ndaj burrit që dyshohet se e përplasi me makinë

23/03/2021 13:54

Nëna e Nicki Minaj, Carol Maraj, ka ngritur një proces gjyqësor prej 150 milion dollarë kundër burrit të akuzuar për vrasjen e babait të Minaj,në aksidentin fatal të një muaji më parë.

Charles Polevich, akuzohet se ka goditur Robert Maraj, 64 vjeç, në Long Island në 12 Shkurt dhe se u largua pa telefonuar ndihmën e shpejtë, 911. 64-vjeçari vdiq në një spital të nesërmen.

Polevich u arrestua në 17 shkurt me akuzat e largimit nga vendi i aksidentit dhe manipulimi i provave. Ai u deklarua i pafajshëm dhe u la i lirë me kusht dhe iu kërkua të mos largohet nga shteti i Nju Jorkut, raporton gazeta “The Guardian”.

“Newsday” raportoi se padia e Carol Maraj, e ngritur në gjykatën supreme të qarkut Nassau në fillim të këtij muaji, pretendon se Polevich ishte neglizhent, i pamatur dhe i pakujdesshëm kur goditi Maraj me makinën e tij. “Ai ishte jo vetëm i papërgjegjshëm dhe neglizhent, por më shumë i shqetësuar për ikjen dhe fshehjen sesa për të kërkuar ndihmë“, tha avokati, Benjamin Crump.

Carol Maraj, i tha Newsday se ishte “shumë e lumtur” për arrestimin e Polevich dhe se të gjithë fëmijët e Maraj “janë të kënaqur” që fajtori i dyshuar u kap.

Ndërkohë, Nicki Minaj nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike për vdekjen e babait të saj.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA