Nga Champions League në kantier ndërtimi/ Lee Roche, ylli i Man Utd që la futbollin në moshën 27-vjeçare (fotot)

23/03/2021 16:22

Lee Roche shpresonte që debutimi i tij i ëndrrave në ‘Champions League’ me skuadrën e Manchester United do të ishte nisja e një karriere të shkëlqyeshme, por në fakt jeta e tij mori një rrjedhë tjetër, teksa tani ai punon në ndërtim.

I ardhur nga të rinjtë e Manchester United Roche ka luajtur në kompeticionin prestigjoz të Champions League 18 vjet më parë, por tani punon në ndërtim me kohë të plotë, pasi la futbollin më moshën 27 vjeçare.

Qendërmbrojtësi u bashkua me Djajtë e Kuq në 1997 dhe dy vjet më vonë u diplomua nga akademia e tyre e futbollit, por ka luajtur me ta në vetëm dy ndeshje prej atëherë.

Njëra ishte në ndeshjen e kupës së ligës ndaj Arsenal – ndërsa në kulmin e karrierës së ti ai u zgjodh në skuadrën e trajnerit Sir Alex Ferguson për ndeshjen e Kupës së Kampionëve kundër Deportivo.

Por pas 46 minutave në fushë qendërmbrojtësi nuk e pa më barin e fushës në Manchester teksa kaloi në huazim në disa skuadra më modeste derisa të hiqte dorë në vitin 2011.

Me ndihmën e Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, ai mori trajnim si murator. Tashmë ai kalon ditët e tij duke ndërtuar mure si dhe duke bërë instalime hidraulike.

Në një intervistë të fundit, ish-i i Manchester United thotë: “Shumë kolegë në punë më pyesin për kohën me Manchester United dhe faktin sesi përfundova këtu.

“Nganjëherë mund të bëhet e lodhshme prandaj nuk u them të gjithëve që kam luajtur për United.”

Tashmë 47 vjecari Roche kujton sesi u mundën 4-0 nga Arsenali në ditën e debutimit të tij, kur Sylvain Wiltord shënoi tre gola duke drejtuar skuadrën e tij te titulli.

Por Roche thotë se ishte më i magjepsur nga sulmuesi tjetër i Arsenal, Kanu.

“S’mund të kuptoja sa të gjata ishin këmbët e tij. Në një episod e kalo topin mbi kokën time, por për fat u përplas në shtyllë, ndryshe do të kishte qenë një nga ato golat që do të shfaqeshin gjithmonë në televizion,” tha ai.

Roche thotë se nuk është penduar që ka lënë futbollin: “Ndoshta ishte sepse nuk përzihesha shumë me shokët e skuadrës te United. Sapo mbaronim stërvitjen shkoja në shtëpi dhe rrija me shokët e mi. E kuptoj se duhet të kisha qenë më shumë si të tjerët, si John apo Darren Fletcher dhe të dilja më shokët e skuadrës, por nuk jam penduar që jam larguar”.

FOTO GALERI
2/3
Qendërmbrojtësi u bashkua me Djajtë e Kuq në 1997 dhe dy vjet më vonë u diplomua nga akademia e tyre e futbollit

Top Channel