Një zjarr gjigand ka përfshirë një shtëpi kujdesi për të moshuarit në New York, duke lënë disa njerëz të bllokuar brenda ndërtesës, thonin sot raportimet.
Disa makina zjarrfikëse po përpiqeshin të shuanin flakët në qendrën e kujdesit Evergreen Court në Spring Valley, ndërsa dëshmitarët thonin se ndërtesa u përfshi e gjitha nga flakët dhe më pas u shemb nën vete.
Ende nuk është e qartë sesa të lënduar nga ‘ferri’ që nisi paraditen e sotme në SHBA.
Rrjeti vendas Belaaz tha se një “shpërthim masiv” kishte ndodhur dhe brenda flakëve kishte njerëz të bllokuar.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihej shtëpia e kujdesit e përfshirë nga flakët që nxirrte shtëllunga të mëdha tymi.
Dëshmitari Mark Kennedy tha: “Nuk kisha parë kurrë diçka të tillë, zjarri i tërbuar ka shkatërruar të gjithë ndërtesën, e cila është shembur nën vete”.
Mediat flisnin për disa të lënduar por nuk njihen shkaqet e zjarrit.
Shtëpia e kujdesit ka dhoma për rreth 200 rezidentë por nuk është raportuar numri i personave që banojnë aty.
Qendra ndodhet vetëm 45 minuta larg New York City.
Top Channel