Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërritur në Bruksel për të parat bisedime ballë për ballë me aleatët e NATO-s, të martën, pas katër vitesh tensione nën ish-presidentin Donald Trump.
Depertamenti i shtetit tha se Blinken do të fokusohej tek shqetësimet mbi Afganistanin, Kinën, Iranin dhe Rusinë, ndryshimet e klimës, sigurinë kibernetike, terrorizmin dhe sigurinë energjitike.
“Ne kemi tani një mundësi unike për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike. Dhe unë fuqimisht mirëpres mesazhin e administratës Biden për rindërtimin e aleancave dhe forcimin e NATO-s”, tha Jens Stoltenberg, NATO Secretary General.
Ndërkohë, Antony Blinken u shpreh: “Unë jam këtu që të shpreh angazhimin e fuqishëm të shteteve të bashkuara ndaj aleancës që ka qenë një shtyllë kryesore e paqes, prosperitetit, stabilitetit për komunitetin transatlantik për më shumë se 70 vite”.
Udhëtimi i Blinken është i përqendruar te takimi i përvitshëm i pranverës i ministrave të jashtëm të NATO-s, por do të përfshijë edhe bisedime me zyrtarë të lartë të BE-së dhe Belgjikës. Administrata Biden e ka vendosur theksin te riparimi i marrëdhënieve me aleatët evropianë, të acaruara nga kërkesat e Trump që varionin nga rritja e shpenzimeve të mbrojtjes e deri tek përplasjet tregtare.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se të gjitha opsionet mbeten të hapura mbi Afganistanin ndërsa Evropa pret që Washingtoni të vendosë mbi afatin e tërheqjes që po afron. Trump nënshkroi një marrëveshje me talebanët për të tërhequr trupat më 1 maj. Presidenti aktual, Joe Biden, por e rishikon marrëveshjen por ka thënë ndërkohë se do të ishte e vështirë për Washingtonin që ky afat të respektohej.
Top Channel