Merkel “blindon” Gjermaninë/ Kufizimet mund të zgjasin deri në datën 18 prill

23/03/2021 01:36

Kancelaria Federale gjermane pritet të bëjë presion për një zgjatje të masave kufizuese deri në 18 Prill, në diskutimet me landet federale. Ajo thotë se pa masa të qarta kufizuese, numri i infektimeve të reja do të rritet aq shpejt sa në prill mund të pritet një mbingarkesë e sistemit shëndetësor.

Kancelaria gjithashtu paralajmëroi se do të zbatojë frenën e urgjencës, për të cilën u ra dakord po të arrihet një incidencë prej 100. Në një rast të tillë jo vetëm që nuk duhet të ketë hapje të mëtejshme, por do të ketë kufizime shtesë. Për shembull, propozohen kufizimet në liridalje.

Ndër të tjera, flitet për një kufizim të daljes gjatë natës deri në orën pesë, “përveç rasteve kur ka arsye serioze për të kundërtën”. Ora e fillimit lihet e hapur. Flitet gjithashtu për mbylljen e shkollave dhe të kopshteve ditore ose moshapjen e tyre fare, kur arsimtarët, mësuesit dhe nxënësit ose fëmijët e mbikqyrur nuk testohen dy herë në javë.

Sipas draftit, shkollat dhe kopshtet ditore mund të mbyllen po të arrihet një incidencë prej 200 ose më shumë. Sidoqoftë, landet federale dhe rajonet duhet të kenë mundësinë të fillojnë “projekte model të përkohshme” në mënyrë që të “hapin fusha të caktuara të jetës publike me masa të rrepta mbrojtëse dhe një koncept testimesh”.

Në këtë kuadër, ata duhet të shqyrtojnë “realizueshmërinë e hapave të hapjes duke përdorur një regjim konsekuent testimesh”, thuhet në projekvendim, ku këshillohet të mos lëvizet gjatë Pashkëve brenda dhe jashtë Gjermanisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA