Britania `blindon` kufijtë/ Gjobë 5 000 euro kush udhëton jashtë!

23/03/2021 22:25

Me një program vaksinimi që mund të quhet pa frikë një sukses, dhe shifrat e pandemisë në rënie, Britania e Madhe po kërkon me cdo kusht ta ruajë atë cfarë ka arritur.

Për këtë arsye, ka vendosur të blindojë kufijtë: nga e hëna e ardhshme, do të konsiderohet i paligjshëm udhëtimi jashtë, përvec rasteve kur ai bëhet për arsye emergjence. Ata që shkelin këtë rregull, do të përballen me një gjobë prej 5 mijë eurosh.

Ndalimi do të qëndrojë në kufi deri në fundin e  muajit qershor: aktualisht ishin ndaluar pushimet jashtë kufijve deri në 17 maj, por tani kufizimet ashpërsohen. Të vetmet përjashtime do të bëhen për arsye pune, shëndetësore ose urgjenca familjare.

Një reagim i fortë ky, që i detyrohet valës së tretë të koronavirusit e cila po përhapet në Europë. Londra i druhet importimit të varianteve të tjera, që mund të kompromentojnë të gjithë fushatën e sak të vaksinimit.

Për këtë arsye, qeveria britanike nuk dëshiron të rrezikojë dhe nuk përjashtohet mundësia që ta klasifikojë edhe Europën si zonë të kuqe, përpos vendeve të Amerikës Jugore apo atyre afrikane. Aktualisht, kush mbërrin nga shtetet në fjalë në Angli duhet të qëndrojë për dy javë në karantinë në një hotel, me shpenzimet e veta, ndërsa për momentin personat që shkojnë në Angli nga Europa duhet të kalojnë një periudhë dhjetë ditore vetëizolimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA