Polici i lartë divorcon gruan kur e pa me tjetrin në protestat e Kongresit të SHBA (fotot)

22/03/2021 17:43

Një polic i lartë në SHBA raportohet se është divorcuar me gruan, pasi ajo ishte fotografuar me një tjetër burrë në trazirat pro-presidentit Donald Trump në Kongresin e SHBA.

Jennifer Heinl, gruaja e Michael Heinl, hetues i policisë së Shaler, ishte arrestuar dhe akuzuar për sulm në ndërtesën e Kongresit gjatë trazirave të 6 janarit, ku pesë njerez humbën jetën dhe mbi 100 u plagosën.

Qindra mbështetës të ish-presidentit Donald Trump bastisën ndërtesën e Capitol në protestë ndaj humbjes së zgjedhjeve nga republikani. Ata u përleshën me policinë në korridore çka shkaktoi shtyrjen për disa orë të certifikimit të fitores së kandidatit demokrat Joe Biden.

Heinl, nga Pennsylvania, ishte një nga mbështetëset e Trump që mori pjesë në trazira.

FBI tha se 55-vjeçarja ishte pikasur brenda ndërtesës me një tjetër protestues Kenneth Grayson, i cili jeton në Bridgeville, Pennsylvania.

Ky i fundit mbante veshur një bluzë me simbolin e grupit anti-stabiliment Qanon dhe po transmetonte direkt në rrjet pamjet e protestës.

Jennifer u arrestua së fundmi duke u akuzuar për sjellje anarkike dhe hyrje me dhunë.

Ndërsa bashkëshorti i Jennifer, Michael Heinl, ka kërkuar divorcin prej saj në shkurt, një muaj pas trazirave në Capitol.

Michael, një detektiv i njohur në Pittsburgh, drejton grupin e reagimit të armatosur SWAT në një zonë të Pittsburgh.

Heinl tha pas arrestimit se ishte takuar me Grayson pranë Shtëpisë së Bardhë por ai u identifikua nga disa përdorus të Facebook që po ndiqnin transmetimin direkt të trazirave.

FOTO GALERI
1/5
Jennifer Heinl, gruaja e Michael Heinl (ne foto), hetues i policisë së Shaler

Top Channel