Lufta në Lindjen e Mesme/ SHBA mbyll ambasadat në Arabinë Saudite dhe Kuvajt, zvogëlon praninë konsullore në disa vende të tjera të rajonit Presidenti rus Vladimir Putin shijoi një fundjavë në Siberi me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergei Shogu.
Putin publikoi një seri fotosh, ku duket në pyll me një veshje prej lëkure kafshësh, ngjyrë kafe. Ai pozoi, pranë një tanku dhe këto foto janë parë si përgjigje ndaj akuzave të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e quajti Putin një “vrasës”.
Presidenti rus dhe ministri i mbrojtjes, Shoigu lëvizin me mjetin e rëndë, në një rrugë me dëborë. Po ashtu, fotot tregojnë momente të të dyve, duke u qetësuar, duke pirë çaj dhe duke vëzhguar me dylbi natyrën e egër në pyll.
Imazhet, që e portretizojnë Putin, si të qetë dhe të relaksuar, vijnë disa ditë pas tensionit diplomatik që ‘shpërtheu’ në Shtetet e Bashkuara, ku Biden, në intervistë pranon se Putin është vrasës.
Top Channel