Pandeli Majko ka folur në “Top Talk” për trazirat e ditëve të fundit para zgjedhjeve të 25 prillit duke thënë se shprehin krizën brenda radhëve të opozitës.

Majko theksoi se ka rivalitet brenda PD dhe LSI për të marrë rolin e lidershipit të opozitës. Sipas Majkos, Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s dhe se nuk mund të ketë trazira për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“E kam dëgjuar që a ka rrezik që zgjedhjet të marrin të tatëpjetën. Mendoj që ai që do të guxojë të prishë strukturën zgjedhore apo të prekë rezultatet, do të kërkonte belanë me qirinj i themi ne si shprehje. Jam i bindur që situata ka për të ecur shumë mirë, këto retorika më tepër vijnë ndonjëherë dhe me ndonjë rëndesë të përplasjes, kam përshtypje që shprehin krizën e shumë poleve që ekzistojnë brenda radhëve të opozitës.

Jam korrekt kur them se koalicioni i ardhshëm do të qëndrojë mes PD e LSI dhe mes këtyre partive ka një problem me cështjen e liderishipit dhe krijon një lloj  konkurrence që lidhet dhe me fjalorin e rënduar, por vetëm kaq. Nuk pres të ndodhin gjëra. Nuk bëhet histori destabilizmi me një vend anëtar të NATO-s”, theksoi Majko.

Top Channel