Ajo ç’ka po ndodh mes BE-së dhe Britanisë për vaksinat e AstraZemecas është një nacionalizëm i pastër vaksinash, ku programet respektive të vaksinimit të popullsive të tyre, duket se qëndron në themel të kësaj lufte të pashembullt.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka kërcënuar me ndalim të eksportit të vaksinave të prodhuara në Evropë, të destinuara për Britaninë, ndërkohë qeveria britanike e Boris Johnson ofron të ndajë dozat e saj të AstraZenecas të prodhuara në Hollandë, në një përpjekje të dëshpëruar paqësore pasi një bllokadë e tillë do vonojë me muaj objektivin e Londrës për vaksinimin e tërë pasurisë brenda korrikut.
Burimet qeveritare në Londër paralajmërojnë se blloku evropian është në prag të hyrjes në një “rrugë të tmerrshme” duke theksuar se Britania faktikisht ka investuar miliona stërlina për kërkimet shkencore të kryera nga Universiteti i Oksfordit për prodhimin e vaksinës së Oksfordit dhe AstraZenecas kur dihet që kjo vaksinë është më e lira dhe shitet me çmimin e kostos ndryshe nga vaksinat e tjera që janë dhjetë fish më të shtrenjta.
Shtetet e Bashkimit Evropian deri më tani pas vonesave burokratike tipike të unionit dhe pritjes së certifikimit të dytë nga EMA të AstraZenecas deri para disa ditësh kanë vaksinuar vetëm 10.4 përqind të popullsisë e krahasuar me 42.7 përqind të Britanisë.
Sakaq, në fundjavë Britania shënoi një rekord tjetër vaksinimi me 874 mijë vaksina të bëra në një ditë, e barabartë kjo me 27 vaksina në sekondë.
Top Channel