‘Disa të vrarë’ në shpërthimin e fuqishëm në zyrat qeveritare në Kinë (pamje të rënda)

22/03/2021 19:46

Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë zyrash qeveritare në Kinë ka vrarë një numër njerëzish, njoftonin sot autoritetet.

Një video e xhiruar në qytezën Mingjing në jug të Kinës tregon rrënojat e shkatërrimit brenda zyrave, ndërsa një numër trupash shihen përtokë dhe muret të përgjakur.

Incidenti ende i pashpjeguar, ka ndodhur rreth orës lokale 10.00 të paradites. Zyrtarët thanë se ka ndodhur një “incident fatal” por nuk është e qartë se sa është numri i viktimave apo të plagosurve.

Mediat kineze thanë se policia po heton shkaqet e shpërthimit.

Në një deklaratë të zyrtarëve të sigurisë thuhej: “Pas incidentit, polica e Panyu dërgoi personel në vendngjarje. Të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital dhe policia po kryen hetimet e ngjarjes”.

Top Channel