Britani/ 20 oficerë të plagosur teksa protestuesit shkatërrojnë stacionin dhe 12 automjete të policisë në Bristol (foto dramatike)

22/03/2021 15:58

Kreu i policisë së Bristol, i cili urdhëroi dje oficerët të mos ndërhynin ndaj protestuesve anti-qeveritarë, insistonte sot se nuk kishte pasur informacione se protesta e titulluar ‘Kill The Bill’ (Vrit Policinë) do të përfshinte sulme ndaj oficerëve.

Por të paktën 20 prej tyre u plagosën dje teksa protestues të dhunshëm habitën autoritetet e Bristol në jug të Britanisë, duke djegur automjetet, duke thyer të gjitha xhamat e stacionit kryesor të policisë së qytetit si dhe duke shkatërruar statujën e ish-politikanit të shekullit të 18-të Edward Colston, prej lidhjes së tij me tregtinë e sklleverve.

Shefi i policisë Andy Marsh, tha se eventi ishte “marrë peng” nga ekstremistët dhe se nuk kishte informacione se mund të kthehej në diçka të tillë.

Autoritetet britanike thanë sot se protesta e djeshme u krye nga “anarkistë profesionistë” duke përfshirë dhe atë që njihet si “njeriu më i rrezikshëm në Britani”, agjitatorin e vjetër të majtë Ian Bone.

Policia tha se në taktikën e tyre të mos-ndërhyrjes u mor në konsideratë homazhi për të renë e vrarë së fundmi Sarah Everard, vdekja e të cilës ka shtuar zemërimin popullor ndaj autoriteteve. Një oficer policie është i dyshuari kryesor i çështjes.

Andy Marsh tha: “U mos një vendim taktik për të trajtuar këta kriminelë në retrospektivë, duke mos bërë shumë arrestime atë natë. Por mes atyre 3000 njerëzve ishin fshehur disa kriminelë profesionistë, ne nuk e shkaktuam këtë.”

Rreth 3,000 aktivistë kërkuan të drejtën e protestës paqësore, kundër planeve për të shtuar pushtete e policisë gjatë kohës së pandemisë.

Por pas mbarimit të protestës, rreth 500 prej tyre vazhduan qëndrimin dhe rrethuan stacionin e policisë New Bridewell dhe më pas duke thyer vetratën e tij të xhamit me shkopa bejsbolli.

Vetëm shtatë njerëz u arrestuan mes protestuesve ndërsa një total prej 20 oficerësh u dërguan në spital pas goditjeve me shkelma, me gurë dhe shkopinj në përplasjet e dhunshme.

Marsh shtoi se 12 automjete të policisë u dëmtuan, dy prej të cilave iu vu flaka, ndërsa dëme të konsiderueshme u shkaktuan në stacionin e policisë së New Bridewell.

Kryeministri britanik Boris Johnson i quajti skenat e dhunës në Bristol ‘të papranueshme’.

FOTO GALERI
8/26

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA