Dalin videot e dëshmive të Bill e Hillary Clinton në Kongres për lidhjen me Epstein: E vërteta e fotos në vaskë, biseda me Donald Trump për financierin
Turqia nisi sulme ajrore në një zonë në veri të Sirisë të kontrolluar nga rebelët kurdë, të parat bombardime këto në zonë prej 17 muajsh.
Observatori sirian për të drejtat e njeriut njoftoi se një “avion luftarak turk goditi pozicionet e Forcave Demokratike Siriane (SDF) në rajonin Ain Issa”. Ky është sulmi i parë që nga “Operacioni Pranvera e Paqes” – fushata ushtarake që Turqia e ndërmorri në vitin 2019 kundër SDF-së në Sirinë veriore.
Asokohe, operacioni u pezullua pas dy marrëveshjeve të negociuara nga Ankaraja së pari me Shtetet e Bashkuara dhe më pas me Rusinë, çka i lejoi Turqisë të merrte kontrollin e një “zone të sigurt” brenda Sirisë rreth 120 kilometra të gjatë dhe 32 kilometra në brendësi të territorit. Megjithatë zona në Ain Issa, mbeti në duart e forcave kurde.
Sulmet e fundit erdhën në kohën kur u shënuan përleshje të armatosura mes forcave të SDF-së dhe fraksioneve të mbështetura nga Turqia. Raportohet se ka pasur edhe viktima. Përplasjet mes dy palëve zgjatën përgjatë 24 orëve të fundit. Turqia i konsideron forcat siriano-kurde si një degëzim të paligjshëm terrorist të Partisë së Punëtoreve të Kurdistanit, të cilën ajo e ka shpallur të paligjshme. Por nga ana tjetër ata ishin një aleat kyc i Shteteve të Bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri.
Top Channel