Banorët e fshatit Vajkal në Bulqizë, të mbështetur edhe nga unioni i ekspertëve mjedisor shqiptarë dhe nga vetë eksperti mjedisor Sazan Guri, kanë protestuar për të mbrojtur pyjet e kurorës së Bulqizës.
Shkak i kësaj proteste ishte pasi vetë banorët kishin pikasur hapjen e një rruge përmes pyjeve, gjë kjo që do të çojë në shkatërrimin nga prerja e paligjshme së pyjeve.
Banorët një pjesë e të cilëve emigrant u mblodhën në afërsi të rrugës nacionale, duke kërkuar që kurora e malit të Bulqizës të mos preket për shfrytëzim.
Banoret akuzojnë shtetin pasi sipas tyre ju ka dhënë hapësirë firmave të ndryshme të palicensuara që shfrytëzojnë pa kriter pyjet e Bulqizës, është një masakër mjedisore shprehen ata dhe se ne jemi të vendosur ta mbrojmë deri në fund.
Ata i kërkojnë të gjitha instancave vendore e qeveritare që të ndërhyjnë sa më parë dhe të mos lejojnë të prekin kurorën e malit të Bulqizës , siç ka ndodhur me masivin pyjor tek liqeni i Zi.
Në mbështetje të banorëve e mori fjalën edhe eksperti mjedisor Sazan Guri ku në fjalën e tij tha që këtu po bëhet një vepër kriminale ndaj instancat ligjore duhet të marrin masa për ndalimin sa me shpejt të kësaj masakre mjedisore.
Top Channel