Pornostari spanjoll dënohet për ‘vrasje nga pakujdesia’ pas vdekjes së fotografit të droguar me ‘helm bretkose’ (fotot)

19/03/2021 16:03

Një aktor spanjoll i filmave për të rritur është akuzuar sot për vrasje nga pakujdesia, duke i shpëtuar akuzës për vrasje, për vdekjen e një fotografi mode nga thithja e avullit psikodelik të helmit të bretkosës.

47 vjeçari Nacho Vidal, mund të shpallet përgjegjës për vdekjen e fotografit të njohur Jose Luis Abad pasi kishin konsumuar së bashku helmin e bretkosës se lumit Colorado, në shtëpinë e tij prane Valencia, në korrik 2019, tha gjykatësi.

Vidal, i cili ka luajtur në më shumë se 600 filma për të rritur në një karrierë më shumë se 20 vjeçare, kishte sjellë substancën si pjesë e një rituali të stilit ‘shaman’, me qëllim të kuronte varësinë e Abad nga kokaina.

Ironikisht përfundimi ishte më i keqi i mundshëm për të ndjerin.

Në një video, të regjistruar në celularin e  Abad, ai shihet duke thithur helmin e kristalizuar për gati 20 sekonda, teksa nis të marrë frymë me shpejtësi dhe të kontraktojë krahët e këmbët, shkruan e përditshmja lokale  Las Provincias.

Ndërsa dy njerëz të tjerë shihen që i bien daulleve të ritualit, teksa fytyra dhe gjoksi i  Abad nisin të bëhen ngjyrë blu nga reaksioni ndaj helmit.

Në këtë moment Vidal nis t’i japë atij ndihmën e parë dhe i kërkon kameramanit të kërkojnë ndihmë në telefon.

Viktima Abad, ka punuar për revista të njohura si Vogue e Tatler, dhe kishte kërkuar vetë ritualin për të ndihmuar me varësinë e tij ndaj drogave, raporton e përditshmja vendase Vozpopuli.

Duke shpjeguar vendimin për ngrijten e akuzave ndaj Vidal, gjykatësi tha se i dyshuari nuk kishte bërë parapërgatitjet e nevojshme në rast se “ceremonia shëruese” shkonte keq.

Ai shtoi se substanca e përdorur nuk njihet si mjekim nga autoritetet spanjolle.

Bretkosa në fjalë është një specie e rrallë e shkretëtirës së Sonoran që shtrihet nga Meksika në Kaliforni e Arizona, dhe sekreton një helm me substancën e fuqishme psiko-aktive të njohur si 5-MeO-DMT.

Efektet e saj krahasohen si të ngjashme me ‘ajuaska-n’ e Amerikës Latine, që është përzierja bimore haluçinogjene e ritualeve shëruese të Amazonës.

Pas thithjes, helmi prodhon një eksperience psikodelike brenda 15-20 sekondash, e cila zgjat 20 deri në 40 minuta.

Vidal, emri i vërtetë i të cilit është Ignacio Jordà González, ka postuar një video në YouTube në 2016 ku përshkruan efektet “çudibërëse” të helmit të bretkosës.

Aty ai deliron duke thënë: “Trupi im u kthye në dritë, drita formonte pjesë të tokës, të qiellit, të bimëve, natyrës e universit, unë u bëra gjithçkaja”.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/06/05/helmi-i-bretkoses-policia-arreston-pornostarin-spanjoll-per-vrasje/?foto=2#g

FOTO GALERI
5/6
Vidal, emri i vërtetë i të cilit është Ignacio Jordà González, ka komentuar me pare efektet “çudibërëse” të helmit të bretkosës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA