Çfarë po ndodh? Bie Whatsapp, Instagram, Facebook dhe Messenger

19/03/2021 18:44

Aplikacioni Whatsapp, Instagram, Mesenger dhe Facebook nuk punojnë prej disa minutash në mbarë botën.

Të shumtë janë përdoruesit të cilët thonë se nuk mund të komunikojnë dot nëpërmjet këtyre aplikacioneve ndërsa ende është e paqartë arsyeja e këtij bllokimi.

Instagram thotë se ka një gabim serveri ndërsa Facebook gjithashtu thotë se ka një gabim për përdoruesit që përpiqen të identifikohen.

Rreth 78 përqind e përdoruesve raportojnë se kanë probleme me faqen e parë të facebook, ndërsa të paktën 24 mijë përdorues në Mbretërinë e Bashkuar thonë se nuk përdorin dot Whatsapp.

Një nga përdoruesit ka shkruar: “WhatsApp, Facebook dhe Instagram kanë rënë të gjithë – të pasurit e monopoleve duket ide e keqe ”

Raportohet se pati një rritje të papritur të raporteve për  problemet me aplikacionet në pronësi të Facebook.

Përdoruesit kanë shprehur zhgënjimin e tyre për të mos qenë në gjendje të lidhen me miqtë, familjen ose kolegët e punës.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ka të tilla probleme me disa nga aplikacionet më të përdorura në botë.

FOTO GALERI
5/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA