Në emisionin Open pas pak do të jepen sondazhet për zgjedhjet e 25 prillit realizuar nga bashkëpunimi i  Top Channel me kompaninë e IPSOS.

Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, paraqet sonte në orën 21:00 në emisionin “Open” të Eni Vasilit, sondazhin e dytë të opinionit publik në Shqipëri mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Sondazhi është kryer në periudhën 3 deri më 9 mars 2021 me të intervistuar mbi 18 vjeç. 1519 të anketuarit i janë përgjigjur pyetjeve nëse Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur apo të gabuar, cilat janë problemet më të rëndësishme për të cilën të intervistuarit janë më shumë të interesuar në vend e që do të ndikonte në votën e tyre.

Sondazhi i jep përgjigje dhe pyetjeve se cili mes figurave të Ramës dhe Bashës është lideri më i fortë, i hapur ndaj mendimeve dhe që ka vision më të qartë për të ardhmen e Shqipërisë. Natyrisht në sondazhin e IPSOS do të ketë përgjigje dhe për pyetjen se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë, për cilën nga partitë do të votohej dhe se kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme parlament. Ndërsa një vend të dedikuar do të ketë edhe seksioni mbi rajonet, më konkretisht se si do të ndaheshin mandatet për këto zgjedhje në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Në sondazhin e parë të IPSOS, të publikuar më 25 shkurt në emisionin “Open”, pyetjes kryesore nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 25 Prill, për cilën nga partitë do të votonin, 49.5 përqind e të anketuarve thanë se do të votojnë për Partinë Socialiste drejtuar nga Edi Rama, e cila në këto zgjedhje garon e vetme. Ndërsa për partinë më të madhe të opozitës, Partinë Demokratike drejtuar nga Lulzim Basha do të votonin 39.3 përqind e të intervistuarve.

Në vendin e tretë është LSI e drejtuar nga Monika Kryemadhi me 5.1 përqind të votave. 44 % e të anketuarve, ne pyetjen se kush mendonin se do te fitonin në zgjedhjet e 25 prillit, thanë se ajo do të ishte  Partia Socialiste. 24 përqind mendonin  se zgjedhjet do t’i fitojë Partia Demokratike dhe 2 përqind mendonin se fituese do te ishte Lëvizja Socialiste për Integrim.

Një shifër të lartë prej 24% ishte e personave, që nuk e dinë se kush fitonte zgjedhjet në 25 prill.  IPSOS për vite të tëra ka qenë e besuara e televizioneve me prestigjoze, fondacioneve dhe kompanive me te medha ndërkombëtare për të realizuar sondazhe politike dhe jo vetëm.

Sonte në orën 21.00, do të keni mundësinë të njiheni me rezultatet e sondazhit në emisionin politik “Open”. Është Top Channel që e ka kontraktuar këtë kompani për sondazhin dhe ai do të prezantohet nga Oliviero Markezi, drejtor i Përgjithshëm i kërkimeve elektorale, IPSOS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA