Luan Rama, zëvendës kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, shpreh mendimin se vendimi për të braktisur parlamentit, dy vite më parë, ishte vendim i gabuar i opozitës.

I ftuar në emisionin “Top Talk”, Luan Rama thotë se abuzimi që ndodhi në pushtet gjatë këtyre dy viteve, tregon se vendimi i opozitës ishte i gabuar. “Është brenda natyrës njerëzore, reflektimi im, sjell në vëmendje një element të qenësishëm, sepse duke parë çfarë ndodhi me skenën politike, me përmasat e abuzimit të pushtetit, në cënim të kushtetutës, në deformim të ndërtimit të shtetit, hierarkisë së institucioneve kushtetuese”.

Ai kërkon falej presidentit Meta, që këmbënguli që opozita të vazhdonte të qëndronte në parlament. “Në të gjithë analizën që bëj unë e quaj etike dhe politike t’i kërkoj ndjesë presidentit të Republikës, i cili në kohën e vendimit për të djegur mandatet, për të ikur nga parlamenti, ka qenë instistues që në të mos e bënim atë veprim. Kam parë realisht dëmin që iu shkaktua tërë skemës së organizimit shtetëror dhe mbi të gjitha dëmit që i shkaktua opozitës si institucion dhe e vetmja barrierë, në luftë kudër rrugaçërisë dhe arrogancës së kryeministrit, ka mbetur presidenti.

Ne lamë veten tonë së pari. Së dyti, presidenti kishte nevojë për institucione funksionale dhe të demokracisë, dhe për opozitën si aktor”. Sipas tij, do të kishte qenë korrekte, nëse për një vendim të tillë, të bëhej një konsultë më parë me presidentin.

Rama thekson se këtë mendim ka pasur që në fillim, “kam qenë kundër që në atë moment, por i jam bindur vendimeve të forumeve të partisë”.

Po ashtu, pranon se kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nuk është penduar për vendimin që mori,duke shtuar se e kupton Kryemadhin vendimin që mori.

 

Top Channel