Të shtënat me armë në Atlanta: Tetë gra, me origjinë aziatike u vranë, dyshohet për shkak të prejardhjes

17/03/2021 15:11

Tetë persona, shumë prej tyre, gra me prejardhje aziatike, humbën jetën nga të shtënat në spa-të në shtetin e Gjeorgjisë në SHBA.

Policia thotë se të shtënat ndodhën në një sallon masazhesh, në veri të Atlantës dhe dy spa në qytet. Koreja e Jugut më vonë konfirmoi se katër nga viktima janë me origjinë Koreane.

Zyrtarët thonë se një 21-vjeçar u arrestua dhe dyshohet të jetë i përfshirë në të gjitha sulmet.

Ende nuk është përcaktuar asnjë arsye, por ekziston frika se krimet mund të jenë bërë qëllimisht ndaj njerëzve me origjinë aziatike. Krimet raciste ndaj aziatiko-amerikanëve u rritën në muajt e fundit, të nxitura nga retorika që fajëson ata për përhapjen e Covid 19.

Në një fjalim javën e kaluar, presidenti Joe Biden dënoi “krimet e mbrapshta të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve të cilët janë sulmuar, ngacmuar, fajësuar dhe dëbuar“.

Sulmi i parë ka ndodhur rreth orës 17:00 të martën në qendrën aziatike të “Young në Acworth”. Dy njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë pasi u dërguan në spital, tha zëdhënësi i zyrës së policisë, kapiteni Jay Baker. Ai më vonë konfirmoi se viktimat ishin dy gra aziatike, një grua e bardhë dhe një burrë i bardhë dhe tha se një burrë hispanik ishte plagosur.

Më pak se një orë më vonë, policia u thirr në një “grabitje në zhvillim” në Gold Spa në veri-lindje të Atlantës.

Pas mbërritjes, oficerët gjetën tre femra të vdekura brenda vendit nga plagët e dukshme me armë zjarri,” tha policia. Ndërsa ishin atje, oficerët u thirrën në një spa-në përtej rrugës, të quajtur “Aromatherapy Spa”, ku gjetën një grua tjetër të vrarë. Policia, tha që të katërta viktimat e Atlantës ishin gra aziatike.

Hetuesit të cilët kishin studiuar pamjet e kamerave, identifikuan imazhet e një të dyshuari pranë njërës prej llixhave. Policia tha se, pas një kërkimi, Robert Aaron Long, nga Woodstock, Georgia, u arrestua në Crisp County, rreth 240 km në jug të Atlantës.

Top Channel