Në vendet nordike/ Noti në akull, një çlirim në mesin e pandemisë

17/03/2021 15:07

Gjatë një dimri të shënjuar nga pandemia e koronavirusit, entuziastët e notit dimëror në vendet nordike, kërkojnë shpëtim tek hobi i tyre duke thënë se ai u ofron shumë çlirim në këto kohë të vështira.

Në Akranes, në Finlandë, dy miq shijojnë një zhytje në Baltikun e akullt, para se të ngrohen në ujin e ngrohtë të saunas. Finlanda, një vend me 5.5 milionë banorë, numëron rreth gjysmë milionë notarë dimërorë, pjesa më e madhe e të cilëve kombinojnë praktikën me një ndalim në sauna, dhomën tradicionale të avullit që është e kudondodhur në shtëpitë finlandeze, blloqet e apartamenteve apo shtëpitë në fshat.

Dhjetorin e kaluar madje, UNESCO e përfshiu saunën finlandeze në listën e trashëgimive botërore, duke njohur rolin qendror që ajo luan në jetën e vendit, prej qindra vitesh.

Ndërkohë, noti në ujin e acartë me temperaturë 2 gradë celsius, i ofron praktikuesve disa minuta energji-dhënëse. Madje Sue Allingham dhe miqtë e saj e kanë bërë këtë një praktikë të përditshme, që nga fillimi i pandemisë, vitin e kaluar.

Sue Allingam: Këto dy vitet e fundit e kemi bërë shpesh këtë, veçanërisht pas pandemisë. Uji i ftohtë të jep energji sapo fut këmbët në të, dhe më pas je i ngrohtë për gjithë pjesën tjetër të ditës.

Top Channel