Kristiani i fajësonte për varësinë ndaj seksit/ Sulmuesi në Georgia masakron gratë në 3 qendra masazhi (dinamika-fotot)

17/03/2021 16:32

Sulmuesi amerikan që vrau të paktën tetë njerëz në tre qendra masazhi në Georgia kreu aktin sepse i fajësonte ato për varësinë e tij ndaj seksit, njoftuan sot autoritetet.

21 vjeçari Robert Aaron Long, besimtar kristian, vrau me armë tetë njerëz, duke përfshirë gjashtë vajza me origjinë aziatike në tre sallone masazhi, një në Acworth dhe dy në Atlanta, për të hequr “tundimin” e salloneve që vizitonte.

Ai raportohej se kërkonte të vazhdonte sulmin e tij në të tjera vendndodhje, kur u arrestua nga policia, që përplasi makinen e tij 150 milje në jug të Atlanta.

Sot detektivët në Atlanta thanë se përkundër raportimeve fillestare, sulmi nuk ishte me motivim racor por personal.

Një prej detektivëve tha: “Ai i konsideronte këto vende si diçka që e tundonte prandaj kërkonte t’i eliminonte. Ishte një djalë i thjeshtë që po kalonte një ditë të keqe”.

Familja e të dyshuarit raportohet se po bashkëpunon me autoritetet pasi ishin të shokuar nga ajo që i riu kishte bërë.

Një shok i tij i klasës Long tha për mediat: “Ishte një djalë i pafajshëm dhe nuk ishte i dhunshëm. Ishte besimtar”.

Long hapi zjarr fillimisht në sallonin ‘Young’s Asian Massage’ rreth 32 milje larg Atlanta, duke vrarë katër njerëz.

Më pas ai shkoi me makinë në Atlanta ku hapi zjarr në salonin ‘Gold Massage Spa’, duke vrarë tre gra. Policia e kishte ndjekur atë në sallonin ‘Aromatherapy Spa’, ku u gjet viktima e tetë.

Long më pas u largua por policia e arriti dhe përplasi makinën e tij Hyundai duke e nxjerrë nga rruga.

Presidenti Joe Biden u njoftua për aktin me ngjyrime racore nga prokurori Merrick Garland, njoftohej në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Biden dënoi krimet e urrejtjes kundër aziatikëve duke thënë se ato po fajësohen pa shkak prej pandemisë së koronavirusit.

Sekretari i shtetit Antony Blinken, i cili është Korenë e Jugut, nga ku vinin disa prej viktimave, përmendi aktin në një deklaratë.

FOTO GALERI
12/13
Biden dënoi krimet e urrejtjes kundër aziatikëve

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA