Dorëhiqet ushtarakja më e lartë e Kanadasë prej tolerimit të shkeljeve seksuale në ushtri (fotot)

17/03/2021 22:48

Kolonel Lejtnant Eleanor Taylor shkruante mes të tjerash në letrën e saj të dorëheqjes: “Për çështjen e sjelljeve të dëmshme seksuale, kemi humbur të gjithë kredibilitetin”.

Një nga ushtaraket më të larta të Kanadasë ka dhënë sot dorëheqjen pas një serie akuzash sjelljesh të rënda seksuale mes zyrtarëve ushtarakë duke thënë se ishte “e neveritur” nga dështimi i përsëritur i ushtrisë për të trajtuar abuzimet.

Në letrën e saj për eprorët Eleanor Taylor, veterane e luftës në Afganistan, thoshte: “Gjatë dekadës së fundit kam folur publikisht për arritjen e avancimit të grave në forcat e armatosura. Por megjithse unë mbetëm krenare per organizatën tonë, në lidhje me çështjen e trajtimit të sjelljeve të dëmshme seksuale, ne kemi humbur të gjithë kredibilitetin”.

Në shkurt të këtij Admiral Art McDonald, dha dorëheqjen pas nisjes së hetimeve ndaj sjelljes së tij. Ai kishet ardhur në detyrë si shef i stafit të ushtrisë me zotime për të goditur sjelljet abuzive seksuale në ushtri, por vetëm dy muaj në detyrë ai u largua prej hetimeve, për të cilat nuk janë dhënë detaje.

Edhe pararendësi i tij Gjeneral Jonathan Vance, përballet me akuza sjelljeje abuzive seksuale por ka mohuar shkeljet.

Në letrën e saj Taylor shton se gjatë gjithë karrierës së saj ka qenë dëshmitare e “përdorimit dashakeq të pushtetit për shfrytëzim seksual”, si dhe pranon se ka qenë vetë pjesë e sistemit që e lejonte këtë.

“Unë kam qenë si viktimë dhe pjesëmarrëse në këtë cikël të dëmshëm heshtjeje, dhe nuk jam krenare për asnjë nga këto”.

Analisti vendas Megan MacKenzie, i universitetit Simon Fraser, specializuar në çështjet ushtarake, tha se letra dhe dorëheqja e Taylor, janë një goditje e rëndë për autoritetet dhe reflektojnë një problem të gjerë.

“Një kolonel lejtnanat që bën një dorëheqje publike, do të thotë se ka qindra gra e burra që largohen nga ky institucion, pasi është një vend pune i dhunshëm e i pasigurtë. Megjithse ajo shumë e guximshme që e bën këtë publikisht, ne shpeshherë nuk i japim vëmendje fjalëve: Ky është një problem sistematik që nuk mund të zgjidhet pa ndryshime të dhimbshme strukturore”.

FOTO GALERI
3/5
Eleanor Taylor eshte veterane e luftës në Afganistan

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA