Një dorëshkrim biblik, 2 mijë vjeçar, është zbuluar në shkretëtirën e Judës në Izrael, i pari zbulim i këtij lloji që nga gjetja e dorëshkrimeve të detit të vdekur, më shumë se 70 vite më parë.

Teksti fetar, i shkruar në greqisht, u gjet gjatë gërmimeve në një shpellë në rezervatin natyror Nahal Hever, si pjesë e një operacioni kombëtar për të luftuar grabitjen e objekteve të trashëgimisë kulturore e historike. Autoriteti i antikiteteve në Izrael tha se zbulimi historik, kishte bërë të mundur rindërtimin e paragrafëve nga librat e Zakarias dhe Nahumit, nga librat e 12 profetëve të vegjël të biblës.

Për të parën herë në rreth 60 vite, gërmimet arkeologjike kanë zbuluar pjesë të një dorëshkrimi biblik, tha autoriteti në një deklaratë. Gërmimet, në bregun perëndimor, pjesë e shkretëtirës së judës, që ka qenë e okupuar nga Izraeli që nga 1967, kërkonin dronë dhe pajisje malore si litarë, për tu kryer. Për më tepër, edhe të tjera zbulime të çmuara u bënë, mes të cilëve edhe një skelet fëmije i mumifikuar 6 mijë vite më parë, një kosh 10 mijë vjeçar etj.

Që nga zbulimi i dorëshkrimeve të detit të zi në vitet 1940 në shpellat e Qumranit, grabitësit e antikiteteve kanë bënë në shënjestër shpellat e shkretëtirës së judës. Izraeli ka nisur ndërkohë një fushatë për të shpëtuar këto pjesë të rëndësishme të trashëgimisë. Më shumë se 900 dorëshkrimet e detit të zi, konsiderohen një nga zbulimet më të mëdha arkeologjike të kohërave dhe përfshijnë tekste fetare në hebraisht, aramaik dhe greqisht, si edhe versionin më të vjetër të njohur të testamentit të vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA