“Pfizer ka më shumë raste të mpiksjes së gjakut se AstraZeneca, përse BE nuk e ndalon atë?”/ Hipokrizia e kombeve evropiane, Italia pranon se vendimi ishte ‘politik’

16/03/2021 20:00

Në shkrim të britanikes online, “Daily Mail” thuhet se vaksina e Pfizer është e lidhur me më shumë raste të mpiksjes së gjakut se sa AstraZeneca në raportet nga Mbretëria e Bashkuar, në mes të revoltës masive ‘ngatërruese’ të Evropës kundër kësaj të fundit .

Katërmbëdhjetë vende në të gjithë kontinentin tani i kanë kthyer shpinën gjetjes së Universitetit të Oksfordit në një reagim të hidhur për shkak të frikës së paprovuar të mpiksjes së gjakut, duke përfshirë Francën, Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën.

Rregullatorët e BE lëvizën sot për të shuar shqetësimet e sigurisë, duke këmbëngulur se nuk kishte prova se vaksina shkakton efekte anësore të rrezikshme.

Krerët e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) thanë se ishin të ‘bindur fort’ se injeksionet me vaksinën e AstraZeneca duhet të vazhdonin. Ekspertët e sigurisë thanë se një ‘numër shumë i vogël i njerëzve’ kanë ardhur me çrregullime të gjakut, por nuk ka ‘asnjë indikacion’ se faji ishte doza.

Në këtë linjë është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe qeverinë e MB në ofrimin e një mbrojtjeje të plotë të vaksinës mes furisë nga vendet evropiane për pezullimin e saj.

Kryeministri Boris Johnson gjithashtu u fut në diskutim sot, duke këmbëngulur se vaksina AstraZeneca është e sigurt dhe duke thënë se ai do të ishte ‘shumë i lumtur’ nëse i jepet kur të shkojë në takimin e tij të parë të vaksinimit Covid këtë javë.

Udhëheqësit në kontinent u akuzuan për rrezikimin e jetëve të njerëzve me vendimet ‘e pamatura’ për të ndaluar rrjedhën e vaksinave, me shkencëtarët që paralajmëruan se Covid është 100,000 herë më i rrezikshëm, krahasuar me mundësinë e vogël të një problemi me mpiksjen.

Dhe të dhënat nga rregullatori i Agjencisë Rregullatore të Medikamenteve dhe Shëndetit (MHRA) në MB tregojnë se më shumë njerëz kanë raportuar mpiksjen e gjakut pasi kanë kryer vaksinën e Pfizer sesa atë të Oxfordit – edhe pse vaksina e Pfizer nuk është pezulluar askund.

Deri më 28 shkurt kishte 38 raporte të tilla nga afërsisht 11.5 milion doza të Pfizer, krahasuar me 30 nga 9.7 milion doza AstraZeneca.

Shefi i rregullatorit të ilaçeve në Itali, Nicola Magrini, sot tha se ndalimet gjithëpërfshirëse në të gjithë Evropën ishin pjesë e një efekti të drejtuar politikisht që vendet brenda bllokut të binin nën presion për të ndjekur shembullin.

Ndërkohë, autoritetet gjermanë u përpoqën sot të justifikojnë vendimin e diskutueshëm për të pezulluar përdorimin e vaksinës duke zbuluar se 7 nga 1.6 milion njerëz mendohet të kenë zhvilluar një lloj mpiksje vdekjeprurëse të gjakut pasi morën vaksinën AstraZeneca.

Një zëdhënës i Universitetit të Oksfordit ndërkohë tha se: ‘Të dy MHRA dhe EMA kanë thënë se përfitimet e vaksinës vazhdojnë të tejkalojnë çdo rrezik të mundshëm dhe vaksina mund të vazhdojë të administrohet ndërsa hetimi i rasteve të ngjarjeve tromboembolike po vazhdon, një qëndrim i mbështetur edhe nga OBSH. ‘

Top Channel