Florida/ Nëna 46-vjeçare pranon se ka kryer marrëdhënie seksuale me të birin: Vetëm 100 herë
Një aeroplan i vogël sportiv teksa po tentonte të zbriste në tokë, është përplasur me një veturë që po lëvizte në drejtim e kundërt të rrugës, ku si pasojë kanë humbur jetën nënë e bir në Florida të SHBA.
Deri më tani gjithçka dihet është se dy personat që ishin në aeroplan kanë humbur jetën, ndërsa gruaja që ishte në veturë është lënduar rëndë.
Nuk dihet nëse avioni ishte ngritur në ajër nga aeroporti North Pery në qytetin Pembroke Pines. Për arsye të panjohura u rrëzua duke u përplasur në asfalt dhe me pjesën e pasme të veturës – ku si pasojë ka ardhur dhe një shpërthim.
Rrëzimin e aeroplanit po e heton edhe Këshilli Kombëtar për Transport dhe Trafik Ajror, ndërsa kamerat e sigurisë të vendosura para derës së një shtëpie private, kanë kapur momentin kur aeroplani përplaset me veturën.
Top Channel