Festivali tradicional i Pranverës shkon mos më keq kur dordoleci shpërthen në flakë megjithë performuesin (video)

16/03/2021 20:20

Një video nga rajoni rus i Leningrad është bërë virale në internet pasi djegia tradicionale e dordolecit gjigand, thuajse u kthye në një katastrofë kur shpërtheu në flakë megjithë punonjësin, para turmave festive.

Djegia e dordolecit është pjesë e festimeve të festivalit të përvitshëm ortodoks të Maslenitsa, që festohet të martën e mesit të marsit ose siç njihet ndryshe ‘Mardi Gras’. Në shumë qyteza e fshatra ruse digjet dordoleci në sheshin qendror, me të cilin festohet fundi i dimrit.

Njerëzit celebrojnë me pije e ushqim, si dhe duke kënduar nën flakët e figurës që digjet. Por këtë vit festa e qytezës së Kingisepp pranë kufirit me Estoninë doli pak jashtë kontrolli prej shpërthimit të flakëve, me shumë gjasa prej hedhjes së lëndës së tepruar djegëse.

Autoritetet thanë se askush nuk u lëndua, dhe festa vijoi me ritmin e saj natyral.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA