Egnatia e vetme në Europë, 11 vite pas Skënderbeut Shqipëria rikthehet në skenën e madhe 14/10 12:14
Nuk ka surpriza në sfidat e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve, teksa Reali i Madridit dhe Manchester City ia dolën të kualifikohen në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.
Pas fitores 0-1 në Bergamo, madrilenët regjistruan një tjetër sukses në “Alfredo Di Stefano”, këtë herë me shifrat 3-1. Zikaltrit italianë e nisën vrullshëm ndeshjen, por madrilenët menaxhuan gjithçka me eksperiencë dhe shënuan tre herë me Benzema, Ramos e Asensio, ndërsa Atalanta ngushtoi shifrat me Muriel.
Nuk pati histori as në Manchester City – Borussia Monchengladbach, me anglezët që përsëritën rezultatin 2-0 të ndeshjes së parë falë dy golave të shpejtë të De Bruyne e Gundogan.
Top Channel