Britania heq dorë nga kufizimet për armët bërthamore: Duhet të sfidojmë Kinën

16/03/2021 20:58

Qeveria britanike tha sot në prezantimin e programit të sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme, se po heq dorë nga reduktimi i armatimeve bërthamore, duke vendosur t’i shtojë raketat me mbushje atomike, si rezultat i rritjes së fuqisë së Kinës.

Kryeministri Boris Johnson tha se meqënëse Kina përbën një sfidë madhore për Britaninë, vendi do të shtojë me 40% arsenalin bërthamor duke arritur në 260 raketa bërthamore Trident (të përdorura kryesisht nga nëndetëset), në rritjen e parë të këtij lloji që prej kohës së Luftës së Ftohtë.

Më pas Johnson shtoi se gjithsesi, Britania “nuk i ka kthyer kurrizin çarmatosjes bërthamore”.

 Ne jemi të përkushtuar ndaj çarmatimit bërthamor dhe besojmë se Kina duhet sjellë brenda traktatit të reduktimit të armëve atomike”, tha ai.

Johnson tha gjithashtu se plani qeveritar i mbrojtjes parashikon zhvendosjen e fokusit të rajoni Indo-Paqësor, pasi ky konsiderohet tashmë si “motori botëror i rritjes” ose  qendra ekonomike dhe politike e gravitetit”.

Strategjia e re britanike e mbrojtjes u vu nën kritika teksa aktivistja Kate Hudson, e Shoqatës për Çarmatimin Bërthamor, tha për të përditshmen ‘Guardian’ se ishte e palogjikshme që një qeveri e mbetur pa para “të ndjekë plane të madhërishme duke shpenzuar për armë të shkatërrimit në masë”.

Kreu i opozitarëve laburistë Keir Starmer tha se qeverianuk ka asnjë qëllim të vërtetë strategjik pasi vendi ka shpenzuar vite duke punuar për çarmatosjen bërthamore.

Kufiri i mbushjeve bërthamore është ngritur tashmë në 260, pasi ishte caktuar deri në 180 në planin e mëparshëm të 2010.

Johnson shtoi se vendi do të mbetet i përkushtuar ndaj aleancës ushtarake të NATO-s “për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Evropë”.

Numri e mbushjeve bërthamore ushtarake të Britanise llogaritet në rreth 195.

FOTO GALERI
2/3
Plani parashikon zhvendosjen e fokusit të rajoni Indo-Paqësor, pasi ky konsiderohet tashmë si “motori botëror i rritjes”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA