2 të vdekur teksa vajza që bënte foto bie në ujëvarë, bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte (fotot)

16/03/2021 18:06

Dy miq kanë gjetur vdekjen tragjikisht teksa përpiqeshin të bënin foto në një ujëvarë piktoreske.

31 vjeçari Fernando Danziger dhe 23 vjeçarja Any Caroliny Duarte, ranë për vdekje në ujëvarën Chicao në jug të Brazilit më 14 mars.

Dyshja e shokëve jetonin në qytezën Londrina, dhe kishin dalë në zonën piktoreske me një grup miqsh.

Sipas raportimeve Caroliny ishte afruar në majë të ujëvarës për të bërë një ‘selfie’ me celularin e saj, kur rrëshkiti.

Fernando kishte nxituar të ndihmonte miken e tij por ra bashkë me të në sytë e shokëve të tyre të tmerruar, nga më shumë se 40 metra lartësi.

Si Any Caroliny e Fernando shëtisnin shpesh në shtigje natyrale dhe në ujëvarat e rajonit.

Megjithse shërbimet e emergjencës u thirrën shpejt, zona e ujëvarave Chicao ka terren të vështirë për të depërtuar.

Një helikopter u dislokua në ndihmë të viktimave por ata ishin shpallur të vdekur kur mjeti arriti në vendngjarje.

Të dy besohet se kishin vdekur në vend nga impakti me terrenin shkëmbor, në sytë e turistëve të tjerë dhe dashamirësve të natyrës, mes të cilëve dhe fëmijë.

Autoritetet turistike vendore kanë në plan të marrin tokën private ku ndodhen ujëvarat e Chicao për të bërë përmirësime sigurie.

Sipas raportimeve numri i personave që kanë gjetur vdekjen duke bërë foto ‘selfie’ me celular ka kaluar 330.

FOTO GALERI
7/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA