Skena të rënda të dhelprave, nuselaleve e rakunëve, të vrara me rrymë elektrike në fermat e pellushit në Kinë (fotot)

15/03/2021 18:53

Kafshë të tmerruara të mbajtura në kafazë të vegjël, të ekzekutuara me rrymë elektrike dhe nganjëherë të rrjepura para kafshëve të tjera ende në jetë, janë ekspozuar së fundmi në fermat e pelushit në veri të Kinës.

Hetuesit kishin ekspozuar 13 ferma në veri të Kinës të cilat rrisin qen rakunë, dhelpra e nuse lale për pellushin e tyre.

Megjithse ferma të tilla ka shumë edhe në veri të Evropës, inspektorët që publikuan imazhet thonë se subjektet në Kinë nuk respektonin udhëzimet bazë të vrasjes së kafshëve, duke i bërë ato objekt stresi e torture, me vdekje tejet të dhimbshme.

Një fermer vendas  përmendi faktin se mishi i kafshëve të vrarë i shitet restoranteve aty pranë, dhe u shërbehej darkuesve si mish i ligjshëm fermash kultivuese.

Investigimi u krye nga grupi i të drejtave të kafshëve ‘Humane Society’ dhe bënte thirrje për ndalimin e eksporteve të pellusheve nga jashtë vendit.

Punonjësit e organizatës kishin vizituar 13 ferma në veri e verilindje të Kinës në nëntor e dhjetor 2020, por nuk treguan vendndodhjen e saktë të tyre për të mbrojtur investiguesit.

Dy prej fermave në fjalë konsideroheshin si institucione më të mëdha me më shumë se 1,000 kafshë secila, ndërsa pjesë tjetër konsideroheshin të mesme me 500 kafshë secila.

Në pamje shiheshin kafshë të ndryshme që mbaheshin në kafazë të vegjël me tela, aq sa mezi mund të ecnin brenda tyre.

Kafshët nuk kishin asnjë stimulim ose zbavitje, përveç enës së ushqimit dhe ujit që u jepej nga një vrimë në kafaz.

Në pamje shiheshin kafshët që ecnin në ankth në kafazët e tyre, në lëvizje të përsëritura që janë shenjë e traumës dhe shqetësimit.

Punonjësit më pas kapnin kafshët dhe i vrisnin ato me rrymë elektrike, që është një prej mënyrave me e shpejtë e me më pak dhimbje. Por në disa raste ata shiheshin që godisnin ose shponin trupin e tyre para se të administronin tensionin e lartë elektrik.

Kina është një nga prodhueset më të mëdha të pellusheve industrialë në botë, së bashku me Italinë, Francën, Turqinë e SHBA.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel